Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të shtunën, në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, ku si pasojë ka vdekur një person.
Rastin e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00, ndërkaq mësohet edhe për 6 persona të tjerë të lënduar.
“Rreth orës 18:00 në rrugën Prishtinë – Ferizaj me saktësisht në fshatin Çallapek, ka ndodhur një aksident trafiku mes një autobusi dhe një veture, ku lëndime kanë pësuar gjashtë persona, njeri nuk ka arritur t’i përballojë plagët e aksidentit dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Ahmeti.
“Vdekjen e personit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Personat e tjerë janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë zëdhënësja Ahmeti.