-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Një bimë plot me vlera, ja si të rrisni boronicën në shtëpinë tuaj

Më të lexuarat

Vlerat kuruese të boronicës njihen nga të gjithë ne. 
Por vendet me klimë të freskët, siç është Shqipëria. Boronicat janë një frut që gjenden me vështirësi dhe janë përgjithësisht të shtrenjta, sidomos kur janë të freskëta. 
Por ata mund t’i rrisni edhe në shtëpinë tuaj. 
Me klimën që ka Shqipëria, boronicat e kultivuara rriten lehtësisht, shkruan Agroweb. 
Vetë bima mund të përdoret edhe për dekorim të kopshteve tuaja apo tarracave të ndertesave ku banoni. Të gjitha bimët rriten deri në më pak se dy metra, gjë që i bën ato ideale sidomos për hapësirat e vogla. 
Boronicat kanë nevojë për një tokë ranore, të kulluar, me aciditet dhe të pasur me lëndë organike. 
Bima e boronicës është një shkurre me rrënjë të cekëta që kanë nevojë për lagështi të vazhdueshme, por në të njëjtën kohë për një sistem kullimi të mirë. Uji i shiut është ideal për ujitjen e kësaj bime, ndaj sigurohuni që boronicën ta mbillni në vazo ose saksi të vendosura në ballkon ose jashtë në kopsht dhe të ekspozuara mirë.
Bima e boronicës ka nevojë të jashtëzakonshme të mbahet jashtë shtëpisë, sepse ajo e adhuron motin e ftohtë. Boronica rritet shpejt nën ekspozimin e dritës së diellit gjatë gjithë vitit, por mund të rritet edhe në zona me hije të pjesshme. 
Këshilla për rritjen e boronicës 
Periudha më e mirë për të mbjellë boronicën është nga fundi i vjeshtës deri në pranverë, atëherë kur mund të gjeni fidanë të zhveshura nga rrënjët në shitje. Gjatë kësaj periudhe, bima e boronicës nuk do të përjetojë atë që njihet si “ tronditja e zhvendosjes” dhe që ndodh në periudha të tjera të vitit. 
Megjithatë, kjo nuk duhet t’ju ndalojë të blini fidanë të boronicës që ruhen në kontenierë gati për mbjellje gjatë gjithë vitit. Fidanët apo rrënjët e boronicës i gjeni në fidanishte gjerësisht të përhapura në vend. Merrni shkurren pa rrënjë të boronicës dhe zhyteni në ujë për gjysmë ore. Nëse keni marrë bimë të ruajtura në kontenierë, duhet t’i fusni menjëherë në vazo sepse rrënjët thahen shpejt dhe e marrin veten ngadalë.
Në vazo, saksi apo në tokë, duhet të krijoni një gropë të gjerë dhe të thellë 15 centimetra më shumë se sistemi i rrënjës së bimës. Ujiteni mirë përpara se ta vendosni në dhe’.
Nga hulumtimet e AgroWeb.org, idealja do të ishte të aplikonit ujitje me pika nëpërmjet tubave plastikë të vendosur pranë çdo bime që të siguroni se rrënjët po marrin lagështinë e nevojshme për çeljen e sa më shumë frutave. 

Kur shkurrja e boronicës të jetë pjekur mjaftueshëm ajo do të prodhojë nga 4 në 9 kilogramë fruta në sezon. Mos hezitoni të prisni degët e dobëta, të thara e të këputura gjatë gjithë vitit. Fruti si fillim çel i fortë dhe në ngjyrë të gjelbër.
Por teksa piqet, fillon e zbutet duke marrë ngjyrën karakteristike blu në të zezë, veshur me një tis të bardhë. Kur frutat të jenë plotësisht në ngjyrë të errët, provojini përpara se t’i mblidhini.
Duhet të dini që boronicat nuk ëmbëlsohen pas këputjes, ndaj sigurohuni që janë komplet të pjekura përpara se t’i këpusni. 
Boronicat e ngrira nuk e humbasin përmbajtjen e tyre të vitaminave deri për dy vjet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit