Imam Ahmedi transmeton me senedin e tij nga Vekiu i cili tregon: Nëna e Sufjanit i tha të birit: “O biri im, kërkoje diturinë ndërsa unë me punën time do t’i mbuloj shpenzimet.” Ajo punonte vetëm e vetëm që Sufjani t’i përkushtohej plotësisht dijes. Përveç kësaj, interesohej dhe për edukimin e tij. E këshillonte kohë pas kohe. Imam Ahmedi transmeton po kështu një insert nga këshillat e saj dhënë të birit. Një ditë i tha: “O biri im, sa herë të shkruash dhjetë germa (hadithe), ndalu dhe shiko se a kanë ndikuar që të të shtohen përulësia (frika nga Allahu), mirësjellja dhe dinjiteti, nëse jo, atëherë dije se ato të dëmtojnë dhe nuk të bëjnë dobi.”
Një asket i kishte thënë nënës së tij: Oj nëna ime, më lërë të përkushtohem për adhurimin e Allahut dhe mësimin e dijes!
Nëna i dha leje.
Ai u përkushtua për dije derisa u bë i zoti. U kthye prapë tek nëna. E trokiti derën.
Nëna pyeti: Kush është.
Jam filani, djali yt – u përgjigj.
Të kemi dhënë për Allahun, kështu që më nuk të pranojmë.
Nëna është shkollë, nëse e përgatit
Përgatit një popull me baza të shëndosha
Nëna është kopsht, nëse përkujdesesh me ujitje
Çel lule me petale shumë të bukura
Nëna është mësuesja e parë e mësuesve,
të bëmat e të cilëve kanë pushtuar horizontet
(Shkëputur nga Ve bi-l-validejni ihsanen të Mahmud Misriut)
/SEDAT ISLAMI/