Shërbimet egjiptiane të sigurisë zbuluan një depo armësh me disa raketa “tokë-ajër” dhe predha antitank në veri të Gadishullit të Sinait, në afërsi të kufirit me Rripin palestinez të Gazës, u tha gazetarëve të premten një përfaqësues i Drejtorisë së sigurisë të provincës egjiptiane të Sinait të Veriut.
Hetimi paraprak dëshmon se municionet janë dërguar në Gadishullin e Sinait nga Libia dhe, ka të ngjarë, se ishin të destinuara të transportoheshin nga territori egjiptian në Rripin e Gazës nëpërmjet një prej tuneleve të improvizuar nëntokësorë.