Në një vit, Al Aksa hoqi sa dhjetra vite bashkë
Ministri palestinez i Al-Qudsit (Jerusalemit), Fadi al-Hidmi, e quajti qeverinë e kryeministrit izraelit Naftali Bennett si “më të rrezikshmin” për qytetin.
Knesset (parlamenti izraelit) votoi të hënën mbi një projektligj për vetëshpërbërjen dhe thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme që synojnë formimin e një qeverie të re, e cila do të zëvendësojë kabinetin e Benett që erdhi në pushtet vitin e kaluar.
Al-Hidmi tha se qeveria e Benett “përshkallëzoi ndërtimin e vendbanimeve, prishjen e shtëpive palestineze, arrestimet si dhe shtoi planet për të judaizuar Al-Quds dhe për të ndryshuar identitetin e qytetit”.
Ai shtoi se qeveria e Benett gjithashtu vazhdoi “shkeljet brenda xhamisë Al-Aksa dhe vendeve të shenjta islame dhe të krishtera në qytet”.
“Viti i kësaj qeverie ka qenë shumë i vështirë për Xhaminë Al-Aksa, e cila është përballur me një sërë hapash për t’ju fshirë statusi historik dhe ligjor”, tha ai.
Al-Hidmi vuri në dukje se qeveria izraelite ka miratuar ndërtimin e 14,104 vendbanimeve në Al-Quds që kur erdhi në pushtet.
Miratimi përfundimtar për këto njësi ende nuk është lëshuar nga Komiteti i Qarkut i Ministrisë së Brendshme të Izraelit.
Sipas ligjit ndërkombëtar, të gjitha vendbanimet hebraike në territoret e pushtuara konsiderohen të paligjshme. /tesheshi.com/