Presidenti i Republikës Ilir Meta ka takuar sekretarin amerikan të shtetit Michael Pompeo në darkën e organizuar me Aleancën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Lirive Fetare, gjatë vizitës në SHBA.
Meta shkruan në një postim në Facebook se i ka konfirmuar Pompeos se Shqipëria do vazhdojë të jetë shembull i harmonisë ndërfetare dhe një mbështetëse aktive e Aleancës.
Postimi i Metës
I nderuar të merrja pjesë në darkën zyrtare të organizuar në Departamentin e Shtetit, nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Michael Pompeo, me Aleancën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Lirive Fetare.
Unë konfirmova në fjalën time se Shqipëria do vazhdojë të jetë shembull i harmonisë ndërfetare dhe një mbështetëse aktive e Aleancës.
Së bashku me SHBA dhe partnerët tanë, përmes Deklaratës së Parimeve, forcuam angazhimin e përbashkët për mbrojtjen dhe avancimin e lirisë së besimit, si një e drejtë themelore e njeriut dhe për të kundërshtuar çdo forme dhune e shkelje të saj, kudo që të shfaqet.
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/203701110783758/