Këshilli i Vakëfeve Islame të Kudsit njoftoi se më vonë do t’i njoftojë edhe masat që do të zbatohen lidhur me vendimin
Kuds
Këshilli i Vakëfeve Islame të Kudsit njoftoi se faltorja e shenjtë Mesxhid al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar do të hapet për besimtarët pas Bajramit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të këshillit, i cili vepron nën Ministrinë jordaneze të Vakëfeve, Çështjeve Islame dhe Vendeve të Shenjta, thuhet se është vendosur të hapet xhamia, e mbyllur në mars si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19), pas ngadalësimit të përhpajes.
Këshilli tha se masat që do të zbatohen lidhur me vendimin që hyn në fuqi pas Bajramit do të njoftohen më vonë.
Mesxhid al-Aksa ishte mbyllur tërësisht më 22 mars si pasojë e virusit.
Faltorja mbeti e mbyllur për adhurime edhe gjatë tërë muajit të Ramazanit.