3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Mësoni se si kompresat ndihmojnë në trajtimin e variçeve, rrathëve të zinj dhe një sërë benefitesh të tjera..

Më të lexuarat

Kompresat me ujë të ngrohtë janë një nga metodat më të vjetra që janë pëdorur për të lehtësuar dhimbje të ndryshme. Nga ana tjetër, ngrohja si teknikë është përdorur që në kohërat e lashta deri në ditët e sotme përmes kompresave, kataplazmave, fashove ..etj.Kompresat siç e dimë ndihmojnë në trajtimin e disa pjesëve të caktuara të trupit dhe nëse ato shoqërohen në mjekim, me baltë medicinale, patate ose bimë medicinale, efektet e tyre janë edhe më frytëdhënëse . Zakonisht kompresat e ngrohta përdoren kur pacienti ka tërheqëje të nervit shiatik, por është e rëndësishme të thuhet që gjithmonë duhen marrë masa për tu mbrojur nga djegia që kompresa mund të jap .

Si të përgatisim një kompresë ?

Kompresa me fara liri.Për këtë kompresë do përdoren farat e lirit të cilat kanë benefitet e tyre në lirimin e kanaleve të sinuseve, inflamacionet e këtyre të fundit si dhe bronkitin . Duhet të ziesh për 10 minuta, 200 deri në 500 gr. fara liri (në varësi të zonës që do trajtohet) më një gotë uji dh më pas mbush një çantë prej cope me përbërjen që ke përgatitur. Ngroheni dhe ri-aplikoni disa herë. Kjo kompresw nuk duhet të përdoret në rastet e mbindjeshmërisë ndaj nxehtësisë, operacioneve të menjëhershme, sëmundjeve malinje ose nefropati.

Kompresë me argjilë ose baltë.Kjo lloj komprese rekomandohet për njerëzit që kanë dhimbje të mëdha të shpinës, tensione muskulare, lumbalgji ose neuritis. Ngrohni 200 deri në 500 gr.argjilë, baltë ose baltë medicinale (në varësi të zonës që do trajtohet) në një sitë prej teli deri në 45 ° C (mund ti hidhni një ose dy lugë ujë nësë dëshironi) dhe më pas vendoseni atë në zonën e dëshiruar . Duhet ta mbani për 30 ose 60 minuta. Kjo kompress duhet të aplikohet vetëm një herë në ditë. Kjo kompresë nuk duhet të aplikohet tek njerëzit me mbindjeshmëri ndaj nxehtësisë, sëmundjeve malinje ose mosfunksionimit nefrit.

Kompresat e avullit, janë burimi ideal për të zëvendësuar banjën ose mund të përdoren për të lehtësuar dhimbjen dhe për të eleminuar tensionin nga gjymtyrët e dëmtuara.Merrni një copë fanellate dhe futeni gjysmën e saj në një enë më ujë që zien më pas nxirreni dhe shtrydheni fort duke hequr tepricën e ujit dhe më pas vendoseni atë me kujdes ne zonën e dëmtuar. Nëse është e nevojshme kjo kompresë mund të rivendoset 2 ose 3 herë . Kjo kompresë nuk duhet të vendoset te njerëzit që kanë mbindjeshmëri ndaj nxehtësisë, pas operacioneve të menjëhershme, sëmundjeve malinje ose mosfunksionimit të funksionit të veshkave.

Kompresa për konjuktivitin e syve: Fasha të alternuara të ujit të ftohtë dhe të ngrohtë që duhet lënë mbi sipërfaqen e syrit në secilin sy për pesë minuta. Ftohja pakëson enët e zgjuara të gjakut duke lehtësuar sytë e skuqur dhe inflamacionin që çon në konjuktivit. Ndërsa pjesa e ngrohtë për të lehtësuar acarimin

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit