Allahu i Lartësuar thotë:
قُلْ إِن كُنتُمْ تُحِبُّونَ ٱللَّهَ فَٱتَّبِعُونِي يُحْبِبْكُمُ ٱللَّهُ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ وَٱللَّهُ غَفُورٌ رَّحِيمٌ
“Thuaju (o Muhamed): “Nëse ju e doni Allahun, atëherë mëndiqni mua, që Allahu do t’ju dojë dhe t’jua falë gjynahet! Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë.” (Ali imran, 31)
Enesi radiallahu anhu tregon nga Pejgamberi salallahu alejhi we selam i cili ka thënë:
ثَلَاثٌ مَنْ كُنَّ فِيهِ وَجَدَ حَلَاوَةَ الْإِيمَانِ أَنْ يَكُونَ اللَّهُ وَرَسُولُهُ أَحَبَّ إِلَيْهِ مِمَّا سِوَاهُمَا وَأَنْ يُحِبَّ الْمَرْءَ لَا يُحِبُّهُ إِلَّا لِلَّهِ وَأَنْ يَكْرَهَ أَنْ يَعُودَ فِي الْكُفْرِ كَمَا يَكْرَهُ أَنْ يُقْذَفَ فِي النَّارِ
“Kushdo që ka në vetvete këto tri cilësi, e ka ndjerë ëmbëlsinë dhe kënaqësinë e besimit: Ai për të cilin Allahu dhe i Dërguari i Tij bëhen më të dashur se çdo gjë tjetër; Ai i cili e do një njeri shumë duke e dashur atë vetëm për Hir të Allahut; Ai i cili urren të kthyerit në mosbesim ashtu siç urren të hidhet në zjarr.” (Buhariu)
Shpjegim:
Dashuria ndaj Muhamedit salallahu alejhi ve selem, është ndjekja dhe pasimi i gjithë asaj që ai e ofroi prej mesazhit Islam. Nëpërmjet pasimit arrihet edhe falja e Allahut të Lartësuar dhe dashuria ndaj Tij. Besimtari mund ta shijoj ëmbëlsinë dhe kënaqësinë e besimit kur në vete ka tre cilësi dhe njëra prej tyre është të jetë Allahu dhe i Dërguari i Tij më i dashur se çdo gjë tjetër.
Dobi:
Dashuria e Allahut ti falë gjynahet.
Ëmbëlsia e imanit përjetohet me tre cilësi
Ta duash Allahun dhe të Dërguarin e Tij më shumë se çdo gjë.
Allahu im!
Më vesh me tre cilësi që mund ta ndjejë ëmbëlsinë dhe kënaqësinë e imanit.