Mbreti i Jordanisë, Abdallah II mbërriti dje, në Kajro për vizitën e parë në Egjipt si kreu i një shteti të huaj, që nga rrëzimi i presidentit islamik, Mohamed Morsi, më 3 korrik.
“Mbreti u prit nga shefi i qeverisë së tranzicionit, Hazem Beblawi”, theksuan burime mediatike vendase duke shtuar se bëhej fjalë për “një vizitë të shkurtër”.
Monarku përshëndeti presidentin egjiptian par interim, Adly Mansour duke theksuar mbështetjen e Amanit./trt/kohaislame