-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Mbi 1 mijë policë nën hetime

Më të lexuarat

Inspektorati Policor i Kosovës ka prezantuar raportin vjetor të punës, ku ka shpalosur të gjitha hetimet që janë bërë ndaj zyrtarëve policor.

Nga 1 078 ankesa që ka pranuar Inspektorati Policor i Kosovës gjatë vitit 2012, pas analizimit dhe klasifikimit, të këtyre ankesave dhe pas hetimit të bërë për 292 raste me elemente penale, Departamenti i Hetimeve nëProkuroritë kompetente me kallëzim penal ka dërguar 122 raste, ndërsa me raport të veçantë janë dërguar 86 raste, në gjykatë për kundërvajtje është proceduar një rast, në bazë të autorizimeve që ka IPK-ja pas hetimit janë mbyllur 18 raste në IPK, ndërsa 65 raste janë në proces të hetimit të bartura për vitin 2013.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka vlerësuar lartë punën e këtij inspektorati. Ai tha se IPK këto dy vitet e fundit ka bërë një zhvillim të madh.

Ministri ka apeluar tek të gjithë qytetarët e Kosovës që nëse mendojnë që u është bërë e padrejtë nga policia të bashkëpunojnë me IPK-në.

Ndërsa kreu i IPK-së, Fitim Shishani është zotuar se edhe në të ardhmen IPK-ja do t’i kryej detyrat në mënyrë profesionale qysh është paraparë edhe me ligj.

“Synim i IPK-së është lufta kundër korrupsionit në Policinë e Kosovës”, ka thënë Shishani.
Ai tha se, Inspektoriati i Policisë së Kosovës si një mekanizëm mbiëkqyrës dhe i pavarur, ka mundësuar ruajtjen e besimit të qytetarëve të Kosovës te Policia e Kosovës, si një organizatë profesionale, që bazohet në parimet e ligjshmërisë, transparencës dhe inspektimit të të drejtave dhe lirive të secilit individ.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit