Paniku i përgjithshëm për shkak të koronavirusit i ka ndihmuar një gruaje nga Kina për t’i shpëtuar përdhunimit.
Viktima i ka thënë sulmuesit, i cili ishte futur në shtëpinë e saj dhe ishte përpjekur ta përdhunonte, se ishte nga Wuhani dhe se ishte me koronavirus, për pasojë ai kishte ikur, por jo para se t’ia merrte rreth 400 euro, shkruhet në lajmin e postuar nga Daily Mail.
Kinezja, të cilën policia e ka quajtur vetëm si Ji, gjatë sulmit shtirej duke u kollitur dhe bërtiste se sapo ishte kthyer nga Wuhani dhe se ishte në karantinë sepse kishte koronavirus.
Ngjarja ka ndodhur të premten e shkuar në qytetin Jingchan, jo larg Wuhanit, epiqendrës së epidemisë së koronavirusit.
Pasi kishte ikur Sijau, Ji menjëherë kishte njoftuar policinë, e cila ishte vënë në ndjekje të tij.
Kina sot është në një faze të rëndë, pas përhapjes së koronavirusit, por disa njerëz edhe në kësi lloj fatëkeqësie shfrytëzojnë rastin për të dhunuar e vjedhur. Po përveç asaj sot një kinez apo aziatik po e përjeton një racizëm dhe fobi nëpër rrugët e ndryshme të Europës apo çfarë vendi tjetër të botës.
Korona virusi e ka paralizuar një superfuqi brenda një kohe të shkurtër, e që do të ketë pasoja afatgjate. Ky lloj virusi ishte i padëgjuar më parë dhe akoma nuk është definuar se nga çfarë po vie ky virus vdekjeprurës. Deri më tani kanë vdekur 500 njerëz dhe ka me mijëra të prekur./KohaIslame.com/