Përbërësit:
* 1.5 kg kungull
* 4 lugë margarinë pa yndyrë ose gjalpë
* 4 lugë vaj ulliri
* 1/4 filxhan kaçkavall i grirë
* kripë dhe piper i zi i sapobluar, për shije
Përgatitja:
1. Ngrohim furrën në 180 gradë. Lyejmë tavën. E presim kungullin në dy pjesë. Përdorim një lugë për ta pastruar nga farat. Vendosim kungullin me pjesën e prerë poshtë, në tavën e përgatitur.
E pjekim për 45 minuta ose derisa tuli të jetë zbutur kur e shpojmë me pirun.
2. E lëmë kungullin të ftohet. E premë në copa. Mbushim filxhanët me kungull dhe pjesën tjetër e vendosim në frigorifer. Në një tigan ngrohim margarinën ose gjalpin.
3. Hedhim 4 filxhanët me kungull dhe i përziejmë. Shtojmë djathin dhe e përziejmë mirë me kungullin. I hedhim kripë dhe piper për shije. /Telegrafi