Çmenduri mund të quhet veprimi i një nxënësi, i cili pasi u përjashtua nga shkolla vrau 7 persona dhe përdhunoi dy vajza.
Ngjarja shokuese ka ndodhur në Kenian veriore mendohet se sulmi është një hakmarrje e një nxënësi i cili ishte pezulluar nga shkolla.
Nxënësi, së bashku me dy persona të tjerë është rikthyer në shkollë dhe ka qëlluar me armë në drejtim të nxënësve të tjerë duke lënë të vdekur 6 prej tyre dhe rojen e sigurisë.
Ai ishte pezulluar për shkak se ishte përshirë në një grindje me nxënësit e tjerë. Personat e armatosur po kërkonin mësuesin kujdestar dhe nxënësit me të cilët ishin përplasur, por kur nuk i gjetën filluan të qëllonin mbi nxënësit e tjerë.
Nxënësi i dyshuar, i moshës 17 vjeç, u arrestua mbrëmjen e së shtunës, por u vra nga një turmë banorësh të zemëruar të cilët sulmuan rajonin e policisë.