Në Siri ku lufta civile vijon nga të katër anët e vendit, po vijnë lajme dhune.
Bilanci i luftës, që ka më shumë se dy vjet që vijon sa vjen dhe po shtohet edhe më shumë.
Në sulmet e fundit të forcave të Asadit, kanë humbur jetën mbi 100.000 njerëz, shumica e të cilëve në Alepo dhe kryeqytetin Damask.
Kurse në Kusejr, qytet i cili tash e 3 javë gjendet nën shtetrrethim, militantët e Hizbullahut dhe opozitarët sirianë vijojnë përleshje të dhunshme.
Edhe raketa e hedhur në një kohë kur opozitarët po varrosnin të humburit ndër radhët e tyre, tregon seriozitetin e situatës në Kusejr.
Ndërkohë në një deklaratë, Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka thënë: “Ne kemi mbetur vonë në çështjen e Sirisë”. /mszh/kohaislame