-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Kequshqyerja më e rrezikshme se ajri i ndotur dhe duhani

Më të lexuarat

Sipas Raportit Global të Ushqyerjes, kequshqyerja ose ajo e pamjaftueshme është më vdekjeprurëse se përdorimi i duhanit apo ajri i ndotur, raporton ata.

Në raport është theksuar se një në pesë vdekje shkaktohet nga kequshqyerja ose ajo e pamjaftueshme.

Sipas rezultateve të këtij hulumtimi të kryer në 194 shtete, është tërhequr vëmendja se kostoja në shkallë globale e kequshqyerjes çdo vit arrin në shifrën 3,5 trilionë dollarë, ndërsa kostoja e obezitetit në SHBA është rreth 500 miliardë dollarë në vit.

Në raport është theksuar se shumica prej shteteve nuk kanë mundur të përmbushin synimet në lidhje me ushqimin e shëndetshëm dhe se ka nevojë për rritjen e masave, të tilla si kufizimi i reklamave të ushqimit dhe inkurajimi i ushqimeve të shëndetshme nëpër shkolla.

Jessica Fanzo nga Universitetit Johns Hopkins, akademikja e cila ka kryer hulumtimin, në fjalimin e saj në konferencën globale për ushqim, tha se ushqyerja është ndër faktorët më të mëdha të sëmundjes dhe në shkallën e vdekshmërisë, si dhe theksoi se kequshqyerja është më e rrezikshme se ajri i ndotur dhe duhani.

“Gjërat që hamë mund të na vrasin. Duhet të rregullohet sistemi i ushqyerjes”, tha Fanzo.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit