Me qindramijëra irakianë në qytetet Ramadi, Felluxha, Samara dhe Mosull u dyndën sot në sheshet ku u fal namazi i të premtes.
Forcat e sigurisë ndërhyjnë ndaj manifestuesve që protestojnë qeverinë e Malikit.
Në lagjen Tarmije në veri të Bagdadit forcat e sigurisë u pozicionuan përreth xhamive.
Pretendohet që në Mosull disa persona që tentonin të merrnin pjesë në protestat e të premtes u rrahën nga forcat e sigurisë në postblloqet e ngritura nga ushtria.
Kurse në qytetin Xhellavlla në verilindje të Bagdadit një grup prej 400 vetësh që marshonte drejt sheshit ku mbahej protesta u kthye prapa nga forcat e rendit./trt/kohaislame