Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka thënë se shumë shpejt do të ketë njohje të reja nga shtetet që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Duke raportuar para Komisionit për Punë të Jashtëm të Kuvendit, Hoxhaj ka thënë se brenda tre muajve Kosovën do ta njohin 5 deri në 7 shtete.
Ai po ashtu ka thënë se i di dhe datat se kur do t’i vijnë këto njohje, por megjithatë nuk ka dashur të tregojë, raporton RTK.
Hoxhaj ka bërë të ditur se Kosova do të anëtarësohet edhe në Këshillin për Bashkëpunim Rajonal.
Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, gjatë raportimit para Komisionit për Politikë të Jashtme, ka theksuar anëtarësimi i Kosovës në këtë institucion pritet të konfirmohet së shpejti.kohaislame