-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Historia e Salahudinit, si u soll ai me pushtuesit (Video)

Më të lexuarat

Fiks para 830 vitesh, Salahudini e rimorri qytetin e Jerusalemit. Ky moment do të njihet gjithmonë në histori si shembull i jashtëzakonshëm për gjithë njerëzimin.

Kur Kryqëzatat pushtuan qytetin në vitin 1099, ata masakruan më shumë se 10,000 muslimanë.

Kasaphanja ishte aq e madhe, sa që Kryqtarët ecnin mbi gjakun e muslimanëve, i cili u vinte deri te zogu i këmbës.

Pas 88 vitesh të pushtimit, Salahudini triumfoi për ta marrë qytetin që u takonte muslimanëve, por refuzoi të përsëriste këto krime, edhe pse tokat ishin mbushur me pushtues.

“Askush nuk do të lëndohet, betohem në Zotin”, kishte thënë Salahudini, edhe pse e dinte mirë se cfarë kishte ndodhur vite më parë.

“Unë nuk jam nga ata njerëz, unë jam Salahudini” kishte thënë ai, fjalë të cilat kanë mbetur në histori.

Ai mbrojti kishat e të krishterëve, dhe i lejoi të vinin në peligrinazh. Kur kalonin tregtarë të krishterë me mallra të cmuara, ai i mbronte me eskortë.

Kur Salahudini hyri në qytet, e kishte nënshkruar një marrëveshje që muslimanët nuk do të dhunonin pronën, pasurinë apo cfarëdo posedimi të banorëve të Jerusalemit. Ai i qëndronte pas besës së nënshkruar dhe thoshte “Të krishterët do ta mbajnë mend mirësinë që ua kemi zbatuar.”

Mëshira, drejtësia dhe zgjuarsia e Salahudinin vinin nga besimi dhe praktikimi i fesë së tij.

https://www.facebook.com/OnePathNetwork/videos/2318855711476705/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit