Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, postoi një fotografi të helikopterit ATAK (prodhim turk), i cili e shoqëroi atë, teksa ishte në helikopter duke fluturuar nga qyteti Mush për në qytetin Bitlis.
Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, postoi një fotografi të helikopterit ATAK (prodhim turk), i cili e shoqëroi atë, teksa ishte në helikopter duke fluturuar nga qyteti Mush (Muş) për në qytetin Bitlis.
Së bashku me fotografinë ai postoi edhe mesazhin: “Helikopteri ATAK duke na shoqëruar në fluturimin tonë nga aeroporti i Mushit për në Bitlis”.
Helikopteri sulmues kombëtar, “ATAK”, që ka rritur ndjeshëm fuqinë e Forcave të Armatosura të Turqisë falë aftësive të larta manovruese, gjeneratës së re të sistemit të përcaktimit të objektivit, si dhe teknologjisë efektive dhe autentike të armatimeve; është pjesë aktive e operacioneve antiterror të ushtrisë turke.