Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi është shprehur në mënyrë ironike për zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Gashi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se janë duke u angazhuar që të gjithë mësuesve që kanë dhënë kontribut në vitet 90 – 99 tu njihet stazhi i punës.
Nëse jo sipas tij, duhet t’ua marrin diplomat e shkollës së mesme.
Kur ka përmendur shkollën e mesme dhe diplomat, Arben Gashi ka përmendur edhe zyrtarët e PDK-së, duke ironizuar me ta. Gashi ka thënë se PDK-ja nuk do ta ketë problem për heqjen e diplomave, pasi që sipas Gashit, gjysma prej tyre si kanë.
“Ne angazhohemi që të gjithë mësuesit që kanë dhënë kontribut ne vitet 90-99 tu njihet stazhi i punës, nëse jo të na hiqen edhe në diplomat, mua e shkollës se mesme. PDK se ka problem se gjysma nuk e kanë kryer shkollën e mesme hiq”, ka shkruar Gashi në facebook.kohaislame