-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Gjykata e Apelit konfirmon dy vite burg për ish kryeministrin Gruevski

Më të lexuarat

Kujtojmë se ish kryeministri Gruevski dhe ish-ndihmës ministri i Punëve të Brendshme, Gjoko Popovski u dënuan për lëndën e Prokurorisë Speciale Publike të quajtur “Tanku”

 

Gjykata Apelit në Shkup, konfirmoi sot masën e dënimit me dy vite burg për ish kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski në rastin “Tanku”, të cilin gjykata e instancës më të ulët i’a shqiptoi në maj të këtij viti, ndërsa të akuzuarit tjetër, Gjoko Popovski i uli për dy vjet dënimin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Lajmi është konfirmuar nga vet gjykata, e cila në një njoftim të saj bën të ditur se “Gjykata e Apellit-Shkup, duke vepruar lidhur me lëndën penale KOKZH-23/18, i njohur në opinion me emrin “Tanku”, pas mbajtjes së një seance të hapur solli vendimin me të cilin vendosi ta pranojë pjesërisht ankimimin e të akuzuarit GJ.P, me çka tani e dënoi me burg në kohëzgjatje prej 4 vjet e gjashtë muaj, ndërsa tek pjesa e mbetur e lëndës, konfirmoi vendimin e shkallës së parë. Ankimimet e të akuzuarit N.G, të deklaruara personalisht nga ai, si dhe përmes avokatëve të tij mbrojtës, i hodhi poshtë si të pabaza, me çka konfirmoi në tërësi vendimin e shkallës së parë”, thuhet në njoftimin e gjykatës së Apelit.

Kujtojmë se ish kryeministri Gruevski dhe ish-ndihmës ministri i Punëve të Brendshme, Gjoko Popovski u dënuan për lëndën e Prokurorisë Speciale Publike të quajtur “Tanku”.

Popovski u dënua për keqpërdorim të pozitës zyrtare ndërsa Gruevski për veprën për përfitim personal dhe nxitje për kryerje të veprës penale.

Gjykatësja gjatë shqiptimit të aktvendimit tha se të dy të dënuarit duhet që në afat prej 15 ditëve pas hyrjes në fuqi të vendimit ta kompensojnë dëmin e shkaktuar në këtë rast.

Ish-kryeministri Gruevski nuk ishte i pranishëm gjatë shqiptimit të aktvendimit për rastin “Tanku”, por ishte i përfaqësuar nga avokatët e tij.

Aktakuza e ngarkonte Gruevskin për ushtrim të ndikimit mbi dy të akuzuarit tjerë në mënyrën që nga Gordana Jankullovska ka kërkuar që MPB-ja të blejë automjet udhëtimi “Mercedes”, ndërsa Jankullovska ka nxitur Popovskin që gjatë blerjes së automjetit ta favorizojë një firmë.

Edhe ish ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska është pjesë e të njëjtit proces, por nga shkaku i shtatëzanisë, ajo u gjykua ndaras.

PSP-ja kundër ish-kryeministrit Gruevski ka ngritur gjithsej 5 aktpadi për raste që dalin nga materialet e përgjuara.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit