-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Gjermania heq mishin e derrit nga menyja për hir të myslimanëve

Më të lexuarat

Në përpjekje për t’u përshtatur me të gjithë nxënësit dhe për të respektuar gjithsecilin, disa kopshte fëmijësh në Gjermani kanë marrë vendim për të hequr nga shërbimi i ushqimit mishin e derrit.

E tëra kjo nisi në qytetin Lajpcig, ku shumë fëmijë të regjistruar në shkolla janë muslimanë.

Në letrën dërguar prindërve, autoritetet u shprehën se nga respekti për botën gjithnjë në ndryshim, ne ofrojmë të gjitha ushqimet përveç derrit.

Ndonëse pati të tillë që reaguan në media sociale, pati edhe prej tyre që nuk e shohin mungesën e mishit të derrit nga menyja si një mungesë të madhe.

Sipas një prindi, qendrat e kopshteve mund të kenë pasur qëllim të mirë, duke dashur të sigurohen që asnjë fëmijë nuk do të ndihej i izoluar.

Përdorimi i mishit të derrit është i ndaluar në besimin islam, që së fundmi po shënon rritje në Gjermani edhe falë shtimit të emigrantëve nga vendet e tjera.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit