-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

GAZETARI AUSTRALIAN: INTERVENIMI I NATO-S NË KOSOVË – PËR INTERESA EKONOMIKE, JO HUMANITARE!

Më të lexuarat

John Pileger, gazetari dhe dokumentaristi i njohur, ka botuar një analizë ku intervenimin e NATO-s në Kosovë e quan intervenim krejtësisht i bazuar në idenë e shkatërrimit të ekonomisë së Jugosllavisë, me qëllim që pas luftës të hapet mundësia që korporatat evropiane dhe amerikane të përfitojnë nga procesi i privatizimit të aseteve publike.

Në analizën e botuar “Asia Times”, ku flet për fashizmin e Evropës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ai ka thënë se intervenimi i NATO-s në Kosovë nuk ka pasur të bëjë asgjë me luftën kundër gjenocidit.
 
“Në marrëveshjen e Rambujesë u përfshi edhe Aneksi B që ishte një aneks sekret e që u fut nga delegacioni amerikan në ditën e fundit. Ky aneks kërkoi pushtimin ushtarak të gjithë Jugosllavisë, që do ta hapte terrenin për zbatimin e një ekonomike të tregut të lirë dhe privatizimin e të gjitha aseteve të Qeverisë. Asnjë shtet sovran nuk mund ta nënshkruante një gjë të tillë. Ata që nuk e nënshkruan, u ndëshkuan në shpejtësi: Bombat e NATO-s ranë në një vend të pambrojtur”, ka shkruar Pilger.
 
Sipas tij, “shumica e aseteve dhe prodhimit ishin në pronësi publike, e kjo nuk ishte e pranueshme për politikat zgjeruese të Bashkimit Evropian, veçanërisht për Gjermaninë e cila kishte filluar të rriste interesimin për të hyrë në tregun e provincave jugosllave si Kroacia dhe Sllovenia”!
 
Pilger njihet për qëndrimet e tij kundër politikës së Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit