Autoritetet në Francë kanë arrestuar dhjetë ekstremistë të djathtë të cilit ishin në përgatitje të një sulmi terrorist ndaj muslimanëve, njoftoi ministri i Brendshëm francez, Gerard Collomb, transmeton AA.
Përmes një deklarate me shkrim, Collomb ka thënë se personat në fjalë janë arrestuar të shtunën në mbrëmje pas një hetimi të hapur më 14 qershor nga departamenti i antiterrorit i Prokurorisë së Parisit.
Gazeta Le Figaro raportoi se te personat e arrestuar nga departamenti i inteligjencës së brendshme franceze DGSI janë gjetur armë.
Ndryshe, dhjetë ditë më parë në Paris u arrestuan dy persona të moshës 21 dhe 22 vjeçare të cilët kishin qenë në përgatitje të një sulmi në emër të organizatës terroriste DEASH.
Kryeministri francez Edouard Philippe në një fjalim në kuvend në muajin mars ka thënë se 51 sulme terroriste janë parandaluar në Francë nga viti 2015.