Gjashtëqind milion maska kineze, përfshirë 74 milion copë të modelit FFP2, që bëjnë mbrojtje më efikase të frymëmarrjes. Ky është objektivi i blerjes spektakolare dhe urgjente, që Franca ka kontraktuar me prodhuesit e Shenzhenit. Përballë domosdoshmërisë për të mbushur tregun pothuajse bosh, Qeveria francize ka njoftuar se po punon të krijojë një urë “ajrore ” me Kinën.
Tërheqja e sasisë me avionë të posacëm planifikohet të bëhet në gati katërmbëdhjetë javë, në varësi të shpejtësisë së prodhimit të maskave në Kinë. Aeroplani i parë – transportues është nisur më 29 Mars për të marrë porosinë e parë prej 10 milion maska dhe po aq planifikohen edhe me fluturimin e dytë të datës 31 Mars. “Ne kemi planifikuar aeroplanët që do të shkojnë në Kinë për të marrë maskat,” ka thënë kryeministri Edouard Philippe, më Senat, 25 Mars.
Zyra e autorizuar për blerjen është Drejtoria e Blerjeve Shtetërore (DAE), e cila varet nga Ministria e Financave. Avico, është ndërmjetësi privat që do të kryejë operacionet, për rreth tridhjetë fluturime. Agjensia Kombëtare e Shëndetit Publik në Francë (SPF) është përgjegjëse për shpërndarjen e maskave, të cilat do të vendosen në 8 rajone kryesore për tu ndarë pastaj në të gjithë territorin e vendit. Ndërkohë Ambasada Franceze në Pekin është përgjegjëse, për aq sa ka mundësi, që të kontrollojë cilësinë e mallit kinez.