FJALA E PRESIDENTIT MË TË VARFËR TË BOTËS NË OKB, PRESIDENTIT TË URUGUAJIT – José Alberto “Pepe” Mujica
Thelbi i fjalimit te tij:
Cili është qëllimi për të cilin jemi këtu, – kuptimi i ekzistencës së njeriut? Është jeta dhe lumturia.
Ne e kemi shtrembëruar këtë kuptim, duke vënë në krye të qëllimeve plotësimin e kërkesave materiale.
Nxitemi të bëjmë nga dy tre pune për të plotësuar hipëkërkesa materiale, jo kërkesat e domosdoshme të jetesës, por për makina të shtrenjta, për luks etj., si model të lumturisë. Por nuk na mbetet kohe për të jetuar dhe për të qenë të lumtur. Kemi ndërtuar një civilizim të gabuar, sepse kemi ngritur civilizimin e konsumit material si tregues të lumturisë.
Shoqëria e konsumit nxit me çdo mjet një hipërkonsum, për gjera që nuk janë thelbësore për njeriun, me koston që në fund të jetës e kuptojmë se nuk kemi jetuar, se kemi qenë të palumtur dhe kemi bërë të palumtur të tjerët, fëmijët, të gjithë. Dhe detyrohemi të marrim kredi pas kredie, të cilat duhet t’i lajm gjithë jetën.
Dhe në fund? Kultura e konsumit dhe e globalizmit bazohet në konkurrencën e ashpër, duke zhvlerësuar atë që është thelbësore, kuptimi për të cilin jemi këtu: JETA E NJERIUT dhe LUMTURIA.
Jo se nuk mund të prodhohet një llapmë elektrike që të zgjasë 10 vjet, por sepse ne duhet të paguajmë vazhdimisht, që ekonomia e konsumit të vazhdojë të funksionojë. Problemi më i madh sot në botë nuk është kriza ambientale, as kriza e ujit të pijshëm.
Kriza është politike, është modeli i gabuar i civilizimit që kemi ndërtuar.