Turqia nuk mund të qëndroje gjithmonë në pritje të vendeve të BE.
Kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka akuzuar Bashkimin Evropian duke thënë se është e pafalshme një vonesë e mëtejshme për anëtarësim në bllokun e përbërë nga 27 shtete. Erdogan në deklaratën e bërë gjatë të hënës ka thënë se shteti i tij është duke qëndruar para portës së BE-se për 50 vite, që nga viti 1950. Shteti turk është duke bërë negociata me vite për anëtarësim të mundshëm në BE, por deri më tani është bërë pak progres në kandidaturën e tij. Kryeministri turk ka bërë të ditur se planifikon një vizitë në Bruksel ku do të bisedojë lidhur me këtë çështje. Kohë më parë, Erdogan pati deklaruar se Turqia mund të humb interesimin e saj për anëtarësim në BE, nëse nuk i bashkohet këtij blloku shtetesh gjatë vitit 2023.