2.2 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Erdogan, thirrje hoxhallarëve: mos i lini xhamitë të zbrazëta!

Më të lexuarat

Presidenti turk ka folur mbi rolin e xhamisë në realitetin e sotëm, duke këshilluar klerikët që mos i lënë ato bosh, me funksion të kufizuar vetëm te riti i faljes.

Duke folur në Ankara në një ceremoni që shënonte “Javën e Xhamisë”, Erdogan preku në rëndësinë e xhamive për shoqërinë, dhe vuri në dukje atë që e konsideroi si një kuptim i shtrembër për qasjen ndaj tyre vetëm si një hapësirë ​​lutjeje.

“Xhamitë tona duhet të jenë gjithmonë të hapura, me gjallëri të brendshme. Ajo xhami në të cilën nuk ndihet relaksi i fëmijëve dhe të rinjve tanë, e cila nuk shpalos përvojën e paraardhësve tanë dhe mirësinë dhe aftësitë e grave tona, në sytë e mi është e zbrazët”, ka thënë Erdogan.

Ai gjithashtu shtoi se liderët fetarë, me ligjërimin e tyre duhet të dijnë t’u përgjigjen sfidave të reja.

Ai më pas theksoi se struktura të tilla si FETO apo ISIS, kanë aftësinë për të depërtuar brenda atyre hapësirave fetare që për shkak të boshllëkut shpirtëror nuk janë mbushur në mënyrë adekuate. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit