-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Emiratet e Bashkuara Arabe, 350 mijë dollarë për pëmbytjet

Më të lexuarat

Rreth 350 000 dollarë është shuma që shoqata e “Gjysmëhënës së Kuqe” e Emirateve të Bashkuara Arabe do të japë për t’iu ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga përmbytjet. 

Ky fond do të ndahet në 200 000 dollarë për ushqime dhe 150 000 dollarë për veshje për familjet në nevojë, që u prekën nga përmbytjet në fillim të muajit shkurt, në zonat në jug të vendit. 

Kryqi i Kuq Shqiptar po vazhdon operacionin e shpërndarjes së ndihmave. Në një njoftim për shtyp, ai bën të ditur se apelit për ndihmë në këto zona i është bashkuar dhe një donacion i “Vodafone Grup” në Londër me një shumë prej 1 800 000 lekë (të reja) dhe Kryqi i Kuq Gjerman me një shumë prej 20 000 euro, transmeton shekulli.

Kjo mbështetje e konsiderueshme bën që operacioni i ndihmës i Kryqit të Kuq Shqiptar të shtrihet dhe për një muaj tjetër për 2 000 familje, që u prekën nga përmbytjet. Për përcaktimin e detajeve të realizimit konkret të ndihmës, Kryqi i Kuq Shqiptar po bashkëpunon me Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile dhe Shtabet e tyre të  Emergjencës në terren. 

Sipas ATSH-së, deri tani, Kruqi i Kuq ka shpërndarë ndihma për 1112 familje në Urën Vajgurore dhe Otllak të rrethit Berat; në Akërni, Fitore, Novoselë dhe Poro në Vlorë; Darëzez, Hoxharë, Ferras dhe Cerven në rrethin e Fier./KosovaSot

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit