-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Eksporti turk shënon rritje edhe gjatë muajit mars

Më të lexuarat

Eksporti i Turqisë në muajin mars, i krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar u rrit 13,6% duke arritur në 14 miliardë e 496 milionë dollarë, kurse importi u rrit me 6,9% duke arritur në 18 miliardë e 988 milionë dollarë.

Sipas statistikave të përkohshme të tregtisë së jashtme për muajin mars të regjistruara nga Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK) dhe Ministrisë së Doganave dhe Tregtisë, eksporti ka pasur një rritje prej 13,6% duke u rritur në 14 miliardë e 496 milionë dollarë.

Kurse në të njëjtën periudhë importi u rrit me 6,9% duke arritur në 18 miliardë e 988 milionë dollarë.

Në këtë periudhë deficiti i tregtisë së jashtme duke rënë 10,3% nga 5 miliardë e 7 milionë dollarë është tkurrur në 4 miliardë e 492 milionë dollarë.

Përqindja e eksportit përballë importit ka treguar rritje dhe nga 71,8% ka arritur në 76,3%.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit