-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Edhe Kosova sot përkujton të vdekurit në vendet e tyre të punës

Më të lexuarat

Sot shënohet Dita Botërore e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë.

Kjo ditë zakonisht shënohet me fushata të ndryshme, të cilat për qëllim kanë përqendrimin e vëmendjes ndërkombëtare mbi tendencat e reja në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë si dhe rëndësinë e problemeve të lidhura me lëndimet, sëmundjet dhe vdekjet në mbarë botën.

Në këtë ditë, pra më 28 prill, sindikatat në botë përkujtojnë dhe nderojnë kujtimin e viktimave të aksidenteve dhe sëmundjeve në punë.

Në këtë datë, në shumë vende të botës, autoritetet kombëtare, sindikatat, organizatat e sigurisë dhe të shëndetit në punë dhe punëdhënësit, organizojnë aktivitete të shumta.

ILO ka vendosur 28 prillin si Ditën Botërore të sigurisë dhe shëndetit në punë për promovimin e parandalimit të aksidenteve dhe sëmundjeve të lidhura me vendin e punës.

Kjo ditë do shënohet edhe në Kosovë.
Gjatë ditës së sotme duhet të organizohet një konferencë nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, gjegjësisht Trupa Ekzekutive e Inspektoratit të Punës, për hir të Ditës Ndërkombëtare të Vdekurve në Vendet e Tyre të Punës.

Siguria dhe shëndeti në punë janë masat parandaluese të marra që kanë si synim përmirësimin e kushteve gjatë procesit të punës, ruajtjen e jetës, integritetin e shëndetit, mbrojtjen fizike dhe mendore të punëmarrësve që përfshihen në procesin e prodhimit.

Shëndeti në punë është i rëndësishëm për parandalimin e sëmundjeve që vijnë si pasojë e kushteve të punës së punonjësve dhe mbrojtjen e punëtorëve nga rreziqet që rrjedhin nga faktorë të dëmshëm për shëndetin në lidhje me punën.

Sipas statistikave çdo vit në Bashkimin Evropian, më shumë se 5500 njerëz humbin jetën e tyre si pasojë e aksidenteve në vendin e punës. Është shumë e vështirë që të përcaktosh ndikimin e sëmundjeve profesionale ndaj shëndetit dhe për këtë çështje nuk ka asnjë konsensus të dhënave. Megjithatë, vlerësimet e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) sugjerojnë se 159 000 njerëz në BE çdo vit vdesin si rezultat i sëmundjeve profesionale.

Kompani të ndryshme në vende të BE-së, humbin rreth 143 mil ionë ditë pune çdo vit nga aksidentet në punë. Vlerësimet janë të ndryshme, por aksidente të tilla dhe shëndeti i keq i kushtojnë ekonomisë së BE-së të paktën 490 miliard Euro në vit.

Çdo vit, më shumë se dy milion gra dhe burra vdesin si rezultat i aksidenteve dhe sëmundjeve të lidhura me vendin e punës. Punëtorët vuajnë afërsisht një humbje prej 270 milion euro çdo vit të lidhura më aksidentet dhe 160,000,000 të tjera të lidhura me incidentet dhe sëmundjet po në vendin e punës.

Substanca të rrezikshme vrasin 440.000 punëtorë në vit – asbesti merr 100.000 jetë në vit Një punëtor vdes çdo 15 sekonda në mbarë botën. 6.000 punëtorë vdesin çdo ditë. Më shumë njerëz vdesin në vendin e punës krahasuar me ata të vrarë në luftëra. “Është e pamundur që të arrihet siguri absolute në punë. Është jashtëzakonisht e rëndësishme të parandalohet”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit