Delegacioni kryesohet nga Khalil al-Hayya, zëvendëskryetar i Hamasit në Rripin e Gazës
Delegacioni i organizatës palestineze Hamas, sot doli nga Rripi i Gazës së bllokuar dhe udhëtoi për në Kajro, për bisedime me zyrtarët egjiptianë, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyra për marrëdhënieve me publikun në kalimin Rafah tha se delegacioni i Hamasit shkoi në Egjipt pa asnjë detaj shtesë. Delegacioni kryesohet nga Khalil al-Hayya, zëvendëskryetar i Hamasit në Rripin e Gazës.
Në mes të gushtit, fraksionet palestineze u takuan me zyrtarët egjiptianë në Kajro për të diskutuar mbi propozimin për pajtimin e Hamasit dhe Fatahut, armëpushimin me Izraelin dhe zbatimin e projekteve humanitare në Rripin e Gazës.
Në tetor të vitit të kaluar, Hamas dhe Fatah në Kajro nënshkruan marrëveshjen e pajtimit, i cili, nëse zbatohet plotësisht, do të lejojë qeverinë e Palestinës në Ramallah që të kontrollojë Rripin e Gazës, e cila është nën kontrollin e Hamasit që nga viti 2007.
Marrëveshja, megjithatë, ende nuk ka hyrë në fuqi për shkak të shumë dallimeve të thella midis dy fraksioneve rivale palestineze.