Sistemi financiar global ende nuk po funksionon si duhet, sidomos në Eurozonë, deklaroi një ish-zëvëndës drejtor i Fondit Monetar Ndërkombëtar në hapje të Forumit Ekonomik Botëror të Davosit.
John Lipsky, deklaroi për Reuters se gjashtë vjet pas fillimit të krizës financiare në Greqi, sistemi financiar global nuk është kthyer ende në formën e tij që duhet të jetë. Sipas John Lipsky-t “rikapitalizimi i bankave dhe pastrimi nga bilancet e këqija është ende i paplotë dhe nevojitet më shumë punë për tu bërë. “Kjo është një nga çështjet kryesore ose nga nga detyrat parësore të Eurozonës për vitin 2014”, shtoi Lipsky.
Fokusi i këtij forumi është përqëndruar tek e ardhmja e ekonomisë globale dhe tema e takimit të këtij viti është: “Riorganizimi i Botës: Pasojat për Shoqërinë, Politikën dhe Biznesin”. Në forumin e këtij viti marrin pjesë 2500 persona, ndër të cilët presidentë, kryeministra, krerët e organizatave kryesore ndërkombëtare dhe shefat ekzekutivë të 1000 kompanive më të mëdha në botë. Në panelin ku diskutohej mbi të ardhmen e Europës drejtuesi i këtij forumi dhe njëkohësish bashkëthemeluesi i tij, Klaus Schëab, deklaroi se një ndër problemet më madhore me të cilin përballet kontinenti i vjetër dhe e gjithë bota, është niveli i lartë i papunësisë sidomos tek të rinjtë.
Ai i bëri thirrje dekegatëve të konsiderojnë edhe faktin që bota po ndryshon dhe ti përgjigjen me shpejtësi këtyre ndryshimeve. Ndërkaq presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso mbajti një konferencë për mediat, pas njfotimeve se të paktën 3 persona kanë gjetur vdekjen gjatë protestave në Kiev gjatë natës. “Mjedisi i përgjithshëm në Ukrainë është përkeqësuar dhe i bëj thirrje autoriteteve të respektojnë të drejtat themelore të protestuesve dhe të mos përdorin dhunën”, tha Barroso.