1.4 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

DASHURIA DHE KOHA

Më të lexuarat

All-llahu i madhërishëm në Kur’anin fisnik thotë:

“Betohem në kohën!” (Asr, 1)

(Asr, 1)
Njëherë në një ishull jetonin të gjitha llojet e ndjenjave: lumturia, mërzia, dituria dhe dashuria. Një ditë të gjithëve ju njoftuan se ishulli do të fundoset dhe të gjithë ndërtuan aniet e shpëtimit përveç dashurisë. Dëshiroj të mbetet deri në momentin e fundit.

Kur ishulli gati u fundos dashuria vendosi të kërkoj ndihmë: Pasuria kaloi pranë saj në një anije të madhe.
Dashuria e pyeti:

“Pasuri, a më merr me vete?”

“Jo, nuk mundem” u përgjigj pasuria. “Kam aq shumë ar dhe argjend në anije, sa që nuk ka vend për ty”.

Dashuria e luti mërzinë që ta marrë:

“Mërzi më merr me vete në anijen tënde!”

“Oh dashuri, aq jam e mërzitur, dhe më duhet të jem vetëm”.

Lumturia kaloi pranë dashurisë por meqë ishte aq e gëzuar nuk e dëgjoi fare thirrjen e dashurisë.

Papritmas, dikush pëshpëriti:

“Eja dashuri, unë do të marrë.” Ishte ky një plak i moshuar.

Aq e lumtur dhe e gëzuar dashuria harroi ta pyes plakun se ku po shkojnë. Kur arritën në vendin e caktuar plaku shkoi rrugës së tij. E vetëdijshme sa i kishte borxh plakut dashuria e pyet një dijetar:

“Kush më ndihmoi dhe shpëtoi?”

“Ishte koha” u përgjigj dijetari

“Koha?” u habit dashuria. “përse më ndihmoi ajo?”

Dijetari qeshi dhe me urtësi iu përgjigj:

“Sepse vetëm koha është e aftë të kuptoj vlerën e vërtetë të dashurisë”.

Muhammedi, a.s. e kishte dërgua një njeri në udhëtim i cili shokëve të tij ju kishte bërë imam gjatë namazit dhe e fillonte dhe mbaronte namazin me kaptinën Ihlas (Kul Huvull-llahu). Kur u kthyen i treguan për këtë Pejgamberit a.s. i cili tha:

“Pyeteni, përse ka vepruar kështu”

Ata e pyetën dhe ai u përgjigj:

“Sepse kjo është kaptinë e atributeve të Gjithëmëshirshmit dhe unë e dua ta lexojë”

Pejgamberi a.s. tha:

“Lajmëroni se edhe All-llahu e donë atë!” (Transmeton Aisha, shënon Buhariu)

 

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit