NOMENKLATURË f.
- Tërësia e emërtimeve (kryesisht të sendeve konkrete) të një fushe të shkencës, të teknikës a të prodhimit. Nomenklatura gjeografike. Nomenklaturë anatomike emërtimi i pjesëve të trupit të njeriut.
- Llojet e caktuara të mallrave ose të sendeve, që ka për detyrë të prodhojë një ndërmarrje; llojet e shërbimeve që duhet të kryejë një ndërmarrje. Nomenklaturë e përqendruar. Nomenklatura e prodhimeve të uzinës. Rritja e nomenklaturës së pjesëve të ndërrimit. Shtoj (zgjeroj) nomenklaturën.
- Tërësia e vendeve, në të cilat një organ i lartë ka të drejtë të emërojë e të heqë kuadrot e institucioneve varëse; organikë. Kuadro që hyjnë në nomenklaturën e ministrisë. Rregullat mbi nomenklaturën e kuadrit.