Aston Martin ka prezantuar konceptin e tij më të fundit, veturën tërisht elektrike DBX.
DBX përbën një përzierje ndërmjet një veture të tipit ‘crossover’ dhe një veture sportive, me një pamje që karakterizon makinat Aston Martin, ndonëse është diçka që Aston Martin nuk ka krijuar më parë, transmeton Gazeta Tribuna.
Tash për tash, DBX është veç një koncept, prandaj mos pritni që prodhimi i tij të fillojë shpejt, nëse do të fillojë ndonjëherë.
Por, kjo veturë elektrike paraqet një perspektivë fascinuese të së ardhmes së prodhuesit britanik të automjeteve sportive, dhe një paralajmërim për rivalët e tij. /Gazeta Tribuna/