Më shumë se 500 kg marijuanë u zhdukën nga një depo policore në Argjentinë, duke sjellë probleme për policinë, sidomos për punonjësit që po e ruanin atë.
Mirëpo, zyrtarët e policisë bënë një deklaratë të çuditshme, madje të pabesueshme. Ata u justifikuan se droga ishte ngrënë nga minjtë.
Kjo përgjigje nuk I ka bindur drejtorët e policisë, të cilët kanë vendosur të largojnë nga puna 8 punonjës të policisë. Droga ruhej prej më shumë se 2 vitesh në një depo në qytetin e Pilar, Argjentinë.