Pyetje: “Një gruaje i ka vdekur burri, ndërsa ajo ende nuk ka përfunduar periudhën e zisë. Mirëpo, ajo është studente në fakultet, andaj a është e lejueshme për të që të vazhdojë studimet para se pë përfundoj periudha e zisë apo jo?”
Përgjigje: “Është e obligueshme për gruan, burri i së cilës ka vdekur, që periudhën e zisë ta përfundoj në shtëpinë e burrit të saj dhe askund tjetër. Ndërsa dihet se kjo periudhë zgjatë katër muaj e dhjetë ditë. Gjithashtu ajo nuk duhet të zbukurohet, të përdorë parfum, të vesh rroba që bien në sy, apo të bëj ndonjë veprim që i bën të tjerët që ta shikojnë atë.
Megjithatë, i lejohet asaj të dalë gjatë ditës për nevojat e saj, dhe në bazë të kësaj, i lejohet t’i vazhdojë studimet, duke pasur parasysh se kjo është kërkim i diturisë. Por, duke qenë e siguruar se ajo do t’i respektoj obligimet e saj të periudhës së zisë, e duke mos përfillur kërkesat e meshkujve për martesë.
Tek Allahu është i gjithë suksesi. Salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen dhe shokët e tij.”
Burimi: “Komisioni i përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, “El-Mukarrab li-Ahkamil-Xhenaiz – 140/120-121