21.9 C
Pristina
Friday, September 24, 2021

A do të ringjallemi në Ditën e Gjykimit në të njëjtën formë të trupit siç kemi vdekur?

Më të lexuarat

Pyetja:

A do të ringjallemi në Ditën e Gjykimit në të njëjtën formë të trupit siç kemi vdekur?

 ***

Përgjigje:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Të gjithë njerëzit në Ditën e Gjykimit do të ringjallen para Allahut të Lartësuar në të njëjtën formë, ashtu si kanë vdekur, derisa edhe majat e gishtërinjve do të jenë njësoj. Allahu i Lartësuar thotë: “A mendon njeriu se nuk do t’i tubojmë eshtrat e tij? Po, do t’ia tubojmë. Duke qenë se Ne jemi të zotët t’ia rikrijojmë siç kanë qenë edhe majat e gishtave të tij!” (Kijame, 3-4)

Pra nga këto ajete vërehet se si njeriut nuk do t`i ndryshojë asgjë nga forma në Ditën kur do të ringjallet. Majat e gishtërinjve e cila në kohën bashkëkohore konsiderohet forma më e saktë e identifikimit ndërmjet njerëzve, pa siqë asnjëri nga ata nuk e ka identik me tjetrin, vërtetohet se kur të ringjallet do t’i ketë ashtu siç i ka pasur në këtë botë. Identifikimi me majat e gishtërinjve është zbuluar kohëve të fundit, kurse kjo përmendet në Kuran para XIV shekujve.

Resulullahu (salallahu alejhi ue selem) thotë: “Ditën e Gjykimit do të ringjalleni të zbathur, të zhveshur (pa rrobe) dhe të pa bërë sunet.” Aishja pyet: “O I Dërguar i Allahut, meshkujt dhe femrat (së bashku), do të shikojnë njëri tjetrin?” Ai tha: “Çështja do të jetë shumë e madhe atë ditë?” (Transmeton Buhariu). Do të thotë se ajo ditë do të jetë aq e vështirë për njerëzit sa që nuk do t`i bjerë asnjërit ndërmend të shikojë tjetrin. Allahu e di më së miri.

 

Alaudin Abazi

25.03.2006

Burimi: http://www.klubikulturor.com

www.IslamiFejaeVertete.com

 

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit