Dështon zgjedhja e gjyqtarëve të Kushtetueses dështuar zgjedhja e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, pasi nga 90 deputetët, që morën pjesë në votim, 31 vota u cilësuan të pavlefshme, ndërkaq Veton Vula mori vetëm 45, kurse Radomir Laban 14, që nuk ishin sa dy të tretat e votave e nevojshme të deputetëve të pranishëm.
Me këtë rezultat shfaqën pakënaqësinë deputetët e LDK-së, të Vetëvendosjes dhe të AAK-së, të cilët braktisën mbledhjen.
Për kandidatët për gjyqtarë të Kushtetueses do të shpallet konkurs i ri.
Pas kësaj kryesuesi Jakup Krasniqi e deklaroi seancën të mbyllur.kohaislame