-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

“42 për qind e muslimanëve në Francë janë përballur me diskriminim të paktën një herë”

Më të lexuarat

Dyzet e dy për qind e muslimanëve që jetojnë në Francë kanë qenë viktimë e diskriminimit të paktën një herë në jetën e tyre, tregoi një anketë.

Sipas anketës së realizuar nga Instituti i Hulumtimeve të Opinionit Publik (IFOP), ndaj muslimanëve më së shumti bëhen diskriminime gjatë kontrolleve policore, aplikimeve për punë dhe gjatë qiramarrjeve të shtëpive.

Anketa tregoi se 60 për qind e grave me shami dhe 44 për qind e grave muslimane pa shami janë përballur me diskriminim të paktën një herë.

Po ashtu, 24 për qind e muslimanëve kanë rrëfyer të jenë përballur me sulme verbale, ndërsa ky nivel është vetëm 9 për qind te popullata jomuslimane. Në të njëjtën mënyrë, sulmet fizike ndaj muslimanëve kanë rezultuar katër herë më të shpeshta sesa ato ndaj jomuslimanëve.

Sipas anketës, 37 për qind e muslimaneve me shami thonë se janë ballafaquar me ofendime.

Në pesë vitet e fundit, akte raciste janë kryer kundër 40 për qind të muslimanëve dhe 17 për qind të jomuslimanëve.

Ndryshe, Senati i Francës javën e kaluar miratoi një projektligj i cili ndalon që nënat të mbajnë shami gjatë shoqërimit të fëmijëve të tyre gjatë shëtitjeve shkollore.

Gjatë një mbledhje një muaj më parë në Besançon, deputeti francez i ekstremit të djathtë Julien Odoul kërkoi nga një grua muslimane të heqë shaminë para birit të saj dhe e sulmoi atë verbalisht.

Komentet kundër muslimanëve u rritën edhe në debatet që vijuan pas incidentit.

Edhe presidenti francez Emmanuel Macron disa ditë më parë kundërshtoi mbajtjen e shamisë në institucione publike.

“Mua shamia në vendet publike nuk më intereson, por kur është fjala për institucionet publike, shkollat, dhe kur mbahen ligjërata ndaj fëmijëve, çështja e shamisë më intereson. Laicizmi e kërkon këtë”, është shprehur Macron./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit