6.7 C
Pristina
Wednesday, October 16, 2024

​KURTI: ARSIMI BURIM I RËNDËSISHËM PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË KOSOVËS

Më të lexuarat

Arsimi është burim i rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik e shoqëror të Kosovës, prandaj rritja e cilësisë në arsim është synim kryesor për Qeverinë.

Kështu u tha në takimin e kryeministrit Albin Kurti me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ku është folur edhe për përgatitjet për fillimin e vitit shkollor në arsimin e përgjithshëm parauniversitar.

Ofrimi i mundësive të barabarta dhe gjithëpërfshirje në arsim për fëmijët nga grupet e margjinalizuara, vazhdon të ketë vëmendje të veçantë. Në këtë drejtim, MASHTI këtë vit ka ndarë 200.000 euro grante për financimin e qendrave burimore.

Për të mundësuar fillimin e vitit të ri shkollor me prani fizike u theksua domosdoshmëria e vaksinimit të mësimdhënësve dhe respektimi i masave anti-COVID-19.

Kryeministri Kurti ritheksoi se Arsimi dhe Aftësimi Profesional në qeverisjen tonë ka trajtim prioritar, pasi mban çelësin e progresit teknologjik dhe industrializimit si dhe shtimit të vendeve të punës, prandaj Qeveria do të angazhohet në optimizimin e kualifikimeve të ofruara nga Arsimi dhe Aftësimi Profesional, bazuar në nevojat lokale të industrisë për të plotësuar hendekun ekzistues të shkathtësive.

“Një shembull i kësaj domosdoshmërie na shfaqet edhe në Korporatën Energjetike të Kosovës, ku ka mungesë të inxhinierëve të energjetikës”, tha ai.

Për këtë, është bërë verifikimi i 82 kurrikulave të rishikuara me kërkesat e tregut të punës dhe me shoqatat sektoriale, në mënyrë që në vitin shkollor 2022/2023 të fillohet me zbatimin e kurrikulave të rishikuara.

Po ashtu ka filluar zhvillimi i konceptit dhe përgatitja për zbatim e arsimit dual në sektorë të caktuar me potencial të zhvillimit.

Gjatë këtij viti, MASHTI do të bëjë një studim fizibiliteti që do të shërbejë si bazë për ristrukturimin e institucioneve përgjegjëse të Arsimit dhe Aftësimit Profesional, thuhet në komunikatë.

Për garantimin e cilësisë në arsimin e lartë MASHTI po i financon projektet e Agjencisë së Kosovës për Akreditim që do të ndihmojnë kthimin e AKA-së në Asociacionin Evropian të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA).

Avancimi i politikave dhe kornizës ligjore në fushën e arsimit, është një nga aspektet në të cilat është fokusuar Qeveria, andaj po punohet në hartimin e Projektligjit për Agjencinë Kosovare të Akreditimit, atë për Arsimin e Lartë, për edukimin e hershëm, për tekste shkollore, si dhe një sërë udhëzimesh administrative.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit