14.4 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Zyrtarët e Kosovës takojnë përfaqësuesit e rrjetit të bizneseve turke “MUSIAD”

Më të lexuarat

Zv/ministri Mustafa i falënderoi mysafirët për vizitën dhe interesimin që ata kanë shprehur për të investuar në Kosovë duke theksuar edhe miqësinë e gjatë që Kosova ka me Turqinë

PRISHTINË (AA) – Zëvendësministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI) i Republikës së Kosovës, Nehat Mustafa dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), Besian Mustafa, pritën në takim përfaqësuesit e rrjetit të bizneseve turke “MUSIAD”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qëllimi i këtij takimi është bashkëpunimi tregtar në mes të dy vendeve, ku si fillim parashihet edhe organizimi i një panairi të përgjithshëm në të cilin do të marrin pjesë bizneset nga Turqia, thuhet në një njoftim nga MTI.

Fillimisht zv/ministri Mustafa i falënderoi mysafirët për vizitën dhe interesimin që ata kanë shprehur për të investuar në Kosovë duke theksuar edhe miqësinë e gjatë që Kosova ka me Turqinë.

Ndërsa, drejtori i përgjithshëm i KIESA-s, Besian Mustafa i informoi përfaqësuesit e rrjetit të bizneseve turke me mundësitë e favorshme që Kosova u ofron investitorëve dhe në veçanti theksoi gatishmërinë e KIESA-s për të përkrahur organizimin e këtij panairi.

“Palët shprehën gatishmëri për vazhdimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e informatave ku ekspertët nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe KIESA do të vizitojë Turqinë me qëllim që ti njoftojnë ndërmarrjet e rrjetit “MUSIAD” më gjerësisht me mundësitë e të bërit biznes në Kosovë”, thuhet më tej në njoftim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit