7.5 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Zyrtare: Klopp largohet nga Dortmundi

Më të lexuarat

Jurgen Klopp do të largohet nga Borussia Dortmund dhe kjo tashmë është zyrtare.
Zërat që qarkulluan disa orë më parë tani janë konfirmuar dhe trajneri gjerman do ta lë të lirë klubin e tij Borussia Dortmund.
 
Në një konferencë të organizuar nga Borussia Dortmund është konfirmuar se do të ndërpritet bashkëpunimi Klopp-Dortmund në fund të stinorit.
 
Ky vendim i Kloppit ka ardhur pas krizës së madhe të Dortmundit, skuadër që nuk do ta shohim vitin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve pasi aktualisht ndodhet në pjesën e dytë të tabelës në kampionatin gjerman.
 
Ende nuk dihet se ku do të vazhdoj karrierën Klopp, pasi për të sigurisht që do të ketë oferta nga klubet më të mëdha evropiane.
 
Gjatë kohës sa ishte pjesë e Borussia Dortmundit nga viti 2008, Klopp ka arritur të fitoj dy tituj të kampionit në Gjermani, një kupë të shtetit dhe dy superkupa të Gjermanisë. /Telegrafi/
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit