5.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Zyrtare: iPhone 5 lansohet me 12 shtator

Më të lexuarat

Tani është zyrtare: data e lansimit të iPhone 5 do të jetë 12 shtatori, ashtu siç ishte konfirmuar nga ftesat e dërguara nga Apple për një ngjarje të veçantë.

Ashtu siç ka pritur çdonjëri, iOS 6 më në fund do të debutojë i sinkronizuar me smartfonin e ri të Apple.

Fotografia e shoqëruar me këtë artikull tregon pamjen që Apple kishte dërguar tek mijëra njerëz dhe ndërmarrje në botë për një ngjarje të veçantë të planifikuar për 12 shtator.

Konferenca për shtyp do të mbahet në Yerba Buena Center në San Francisko në ora 10 të mëngjesit, ku do të mund të shihet iPhone 5.

Kjo është e tëra që dimë deri më tani për smartfonin e ri që ka iOS 6 dhe hija që e formon numrin 5 në ftesë tregon që emri zyrtar i këtij terminali të ri do të jetë iPhone 5.

Megjithëse Apple është duke provuar që t’i mbajë të fshehta të gjitha produktet e veta përpara lajmërimit zyrtar, shumë pjesë të zbuluara të iPhone 5 kanë dalë në Ueb gjatë muajve të kaluar.

iPhone 5 është njëri nga smartfonët më të pritur të vitit dhe megjithëse mund të themi që dimë çdo gjë për këtë smartfon të ri të Apple, ndërmarrja me qendër në Cupertino me siguri që do të ketë befasi në pajisjen e vet të re. (PCWorld Albanian)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit