7.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Zvicër, shpërthim i fuqishëm në fabrikën e baterive: 13 të plagosur

Më të lexuarat

Krahas personelit të ndërmarrjes (Leclanche), nga ky shpërthim janë prekur edhe nxënësit e një shkolle afër saj dhe banorë të një ndërtese tjetër të afërme.

Në Yverdon-les-Bains, Kantoni Vaud, nga shpërthimi që ka ndodhur në një fabrikë të baterive kanë pësuar lëndime 13 persona. Të gjithë ata janë dërguar në spital për trajtim, bën të ditur srf.ch

Ndërkohë zjarri i shkaktuar nga shpërthimi, është arritur të shuhet.

Siç bën të ditur Policia Kantonale e Vaudit, shpërthimi ka ndodhur pak para mesditës. Krahas personelit të ndërmarrjes (Leclanche), nga ky shpërthim janë prekur edhe nxënësit e një shkolle afër saj dhe banorë të një ndërtese tjetër të afërme. Gjithsej trajtim mjekësor kanë marrë 50 persona.

Sipas burimeve të ndërmarrje, shpërthimin e kanë shkaktuar bateritë, por ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur kjo.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit