10.3 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Zvicer, policia ndalon mjetin që po qarkullonte me 1,6 ton dëborë ne karroceri

Më të lexuarat

Policia zvicerane njoftoi sot se kishte ndaluar për arsye sigurie një veturë me targa suedeze, pasi mbi karrocerinë e saj gjendeshin 1,6 ton dëborë.

Policia e kantonit të Solerit deklaroi se kishte ndaluar sot pas mesditës veturën që po i drejtohej Zyrihut.

“Pas kontrollit, pamë që mbi karrocerinë e veturës ndodhej një shtresë dëbore prej 40 centimetrash dhe, sipas përllogaritjeve, pesha e saj ishte të paktën 1 600 kilogramë”, tha policia në një komunikatë.

”Të ecësh me këtë peshë mbi karroceri përbën një rrezik të madh, pasi dëbora mund të binte mbi asfaltin e autostradës”, shtoi ajo.

Pas mbajtjes së një proceverbali, drejtuesi i veturës u detyrua të hiqte dëborën dhe pastaj u la i lirë për të vazhduar rrugën.B.S.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit