9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Zvicër, 7-vjeçarja hyp në avion pa prindërit dhe pa biletë

Më të lexuarat

Një vajzë 7 vjeçe hipën e vetme në avion dhe pa bilete. Ngjarja ka ndodhur në kompaninë ajrore të Easyjet në Gjenevë të Zvicrës, ku thuhet se vogëlushja ishte larguar nga prindërit e saj.

Pasi analizuan videon e survejimit, zëdhënësi i aeroportit të Gjenevës, Bertrand Stämpfli, tha se vajza ka arritur që të kalojë të gjitha pikat e kontrollit duke përfituar nga fluksi i fundjavës dhe se ajo është kujdesur që të japë imazhin se ishte e shoqëruar nga të mëdhenjtë.

Për pasojë ka qenë në gjendje që të zhdukë dyshimet. Në momentin që ekuipazhi i avionit pati dyshime ajo iu afrua një çifti, për të dhënë idenë se ishte e shoqëruar. Por fatmirësisht vogëlushja u zbulua përpara se avioni të nisej dhe iu kthye prindërve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit