10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Zvarritet vendosja e kamerave të sigurisë në Prishtinë

Më të lexuarat

Komuna e Prishtinës ka dështuar të vendosë kamerat e sigurisë në rrugët kryesore në kryeqytet.

Zyrtarë të saj, vonesën e arsyetojnë me zgjerimin e projektit. Sipas tyre po planifikohet që ato të vendosen edhe nëpër disa institucione arsimore.

Vendosja e kamerave të sigurisë ka treguar rezultate tejet pozitive në parandalimin e incidenteve dhe veprave të ndryshme kundërvajtëse e madje edhe atyre kriminale, pohojnë përfaqësues të shoqërisë civile që janë marrë me çështje të sigurisë. Ndërsa edhe zyrtarë të policisë konfirmojnë se kamerat e sigurisë ndihmojnë shumë në hetimin dhe zbulimin e veprave të kundërligjshme.

Asdren Osaj, zëdhënës në Komunën e Prishtinës ka bërë të ditur se tenderi për zbatimin e këtij projekti ende nuk është shpallur, por se Komuna po planifikon që këtë ta bëjë sa më shpejt ditëve në vijim.

Osaj ka thënë se kamerat e sigurisë planifikohet të vendosen nëpër nyjet e semaforëve që gjenden në rrugët kryesore të Prishtinës.

“Presim që brenda pak ditëve të shpallim një tender të tillë, dhe me të parashihet që të vendosen kamera në nyjat kryesore semaforike, të rrugëve kryesore”, ka pohuar ai.

Sipas tij, nuk janë vetëm rrugët kryesore ku Komuna planifikon të vendosë kamera të sigurisë, por se të tilla pritet të vendosen edhe nëpër disa institucione shkollore të qytetit.koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit